22:23 / E enjte, 20 Prill 2017

9 mënyra efektive për të pasur këmbë më të holla

9 mënyra efektive për të pasur këmbë më të holla

Ke menduar shpeshherë për të gjetur një mënyrë që të bën të kesh këmbë më të holla, por nuk ia ke dalë? Më poshtë mund të gjesh disa truke.

Vrapo ose ec

Vrapi është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr kilet e tepërta, por edhe për të stërvitur këmbët. Sa herë të kesh mundësi për të të vrapuar ose edhe ecur për minuta të tëra, kjo mënyrë do të të ndihmojë shumë. Nëse do një rezultat shumë të shpejtë, ec dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Ngjit shkallët

Sa herë ke rastisut të prishet ashensori dhe je detyruar të marrësh shkallët, kur je futur në zyrë i ke ndier këmbët mjaft të lodhura apo jo? Por kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ulur dhjamin e këmbëve dhe për t’i pasur ato më të holla. Për të mbrojtur shpinën dhe kyçet e këmbëve, diçka është shumë e rëndësishme: shpinën duhet ta mbash vetëm drejt.

Biçikletë

Pranvera është stina ideale për të bërë xhiro me biçikleta, kështu që shfrytëzoje rastin që edhe të përfitosh më shumë. Sa më shumë biçikletë, aq më shumë do të tonifikohen muskujt e këmbëve dhe do të kesh këmbë të holla.

Ushtrime për këmbët

Ky është një prej ushtrimeve më të mira, enkas për të tonifikuar muskujt e këmbës dhe për të reduktuar dhjamërat. Mëso teknikën e kësaj aparature në palestër dhe, edhe nëse nuk e arrin menjëherë, do të mësohesh pas disa përdorimesh. Kujdes, se këtu mund të dëmtosh kyçet e këmbët.

Noto sa më shumë të mundesh

Të jesh gjithmonë në kontakt me ujin, i mban muskujt mjaft të tonifikuar dhe i vë në lëvizje çdo ditë. Por noti është edhe një mënyrë mjaft e mirë për të hequr dhjamin në këmbë. Pjesa më e mirë është se noti mban larg edhe stresin. Pas tij ndihesh më mirë dhe me energji për veten. Është një nga mënyrat më të mira që nuk ka nevojë të stërmundohesh për të humbur peshë.

Nëse nuk ke kohë, përdor tavolinën e zyrës

Nëse ke një tavolinë në zyrë që të mban peng gjatë gjithë ditës, disa ushtrime për këmbët mund t’i bësh me lehtësi edhe këtu. Ato që ndihmojnë të mbash muskujt të tonifikuar, si p.sh. të ulesh në tavolinë dhe të ngresh këmbët një nga një pingul me trupin.

Ushtrime poshtë tavolinës së punës

Çdo herë në zyrë mund ta shfrytëzosh momentin për të bërë disa ushtrime me këmbët, poshtë tavolinës. Nëse ke një takim që të zgjat për disa orë, bëj disa lëvizje poshtë tavolinës me kyçin e këmbës. Askush nuk do të shqetësohet dhe as do të bezdiset nga kjo. Duke e kombinuar këtë mëtodë edhe me disa ushtrime të tjera, këmbët do t’i kesh shumë të bukura në fund të muajit.

Bëj më shumë ushtrime me këmbët

Nëse e ke të vështirë të bësh gjithmonë ushtrime në palestër vetëm për këmbët, në një kurs sporti mund të ndjekësh vetëm disa lëvizje të thjeshta. Po ashtu, mund të ndjekësh sporte të ndryshme gjatë javës ose edhe në fundjavë.



Lexo të tjera