22:03 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Ja sa është i rëndësishëm vrapi në distanca të gjata

Ja sa është i rëndësishëm vrapi në distanca të gjata

Studimet  mbi ushtrimet afatshkurtër na tregojnë se të tilla stërvitjet ndikojnë në rritjen e neurogenesis (rritja e qelizave të trurit) dhe përmirësojnë performancën mendore. Megjithatë, Dr Shütz dhe ekipi i tij ngaDepartamenti i diagnostifikimeve dhe  Radiologjisë në Spitalin Universitar të Ulm të Gjermanisë, kohët e fundit zbuloi disa gjetje të diskutueshme në takimin vjetor të Shoqërisë Radiologjike të Amerikës së Veriut (RS). 

Shütz pohoi se vëllimi i trurit të vrapuesve në ultra maratonat kishte pësuar një “reduktim” , me njëshifër prej 6.1  përqind. Dr Shütz dhe ekipi i tij ka studiuar një grup prej 44 vrapuesish, pjesëmarrës në TransEurope,  një garë 64-ditore që përfshin 4487 km (2788 milje) nga Italia jugore në Norvegji pa pushim një ditë të vetme. 

Hulumtuesit skanuan trurin e vrapuesve më parë e më pas matën vëllimin e trurit pasi maratona kishte mbaruar. Rezulatat ishin shokuese pasi truri i tyre ishte rrudhur në një masë 6.1 %. Shkaqet ende nuk janë bërë të qarta, por ky zbulim ka vënë në diskutim efektet e trajnimeve me orare të zgjatura./Indeksonline/

Lexo të tjera