22:14 / E hënë, 20 Mars 2017

Këto janë gabimet më të zakonshme në humbjen e peshës

Këto janë gabimet më të zakonshme në humbjen e peshës

Dëshironi të humbni peshë, por nuk keni sukses. Nuk hani, hiqni dorë nga ushqimi i preferuar, ushtroni, dhe rezultatet ende mungojnë. Ndoshta e gjitha që jeni duke bërë nuk është efektive për shkak se ju jeni duke bërë gabime themelore në hapa. Këto janë disa prej tyre ...

E teproni me "ushqim të shëndetshëm"

Bukën e bardhë e zëvendësoni me thekër, vajin e lulediellit me vaj ulliri ose vaj kokosi, mishin me sojë, pjekurinat me fruta arrash ... E gjithë kjo është në rregull nëse jeni të matur dhe kufizuar në vakte në vend të relaksit, sepse e dini se ato janë ushqime të shëndetshme.

Nuk fleni sa duhet

Nëse fleni më pak se shtatë orë, ngadalësoni metabolizmin, çrregulloni hormonet dhe kështu minimizoni shanset për humbjes të peshës.

Ushtroni shumë

Ekspertët thonë se 80 për qind e humbjes së peshës varet nga dieta dhe vetëm 20 për qind nga ushtrimet. Dhe shumë nga ata që ushtrojnë çdo ditë, lëshohen në ushqim, sepse ata mendojnë kilogramët mund t’i heqin në palestër.

Hani darkë shumë heret

Shumica e ekspertëve thonë se duhet të darkoni deri në ora 18:00, por në qoftë se ju shkoni në shtrat pas mesnate, deri atëherë ju do të jeni të uritur, që ngadalëson metabolizmin. Thelbi është se 70 për qind e të gjitha kalorive të hyjnë në trup në vakte para darkës, dhe vetëm 30 në mbrëmje. Atëherë nuk do të ketë rëndësi nëse ju hani në orën 19:00 apo 23:00./ge/

Lexo të tjera