19:11 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Ky është trendi më i ri i gjimnastikës në palestra

Ky është trendi më i ri i gjimnastikës në palestra

Keni dëgjuar ndonjëherë për gjimnastiken kalistenike? Nga emri, duket një disiplinë e re dhe jashtëzakonisht e ndërlikuar por në fakt është forma më e vjetër dhe më e thjeshtë e aktivitetit fizik në botë, që nënkupton ushtrime të lira fizike. Kohët e fundit, po bëhet gjithmonë e më e praktikueshme si disiplinë. Grekët e lashtë, të dashuruar pas lëvizjeve trupore i jepnin një rëndësi të veçantë sportit në përgjithësi por kanë qenë pikërisht ata që kanë shpikur edhe këtë disiplinë. Vjen nga fjala greke “Kalos”, që do të thotë bukuri, dhe “sthenos”, që do të thotë forcë. Pra, të forcosh trupin, por me harmoni dhe hijeshi.

Përparësitë dhe të metat e kësaj disipline:

Është ekonomik; nuk kushton asgjë sepse mund të bëhet në mënyrë të pavarur dhe pa nevojë për pajisje. Praktikohet në kushtet e shtëpisë apo në mjedise të hapura. 

Përmirëson koordinimin: është veçanërisht i përshtatshëm për ata që kanë probleme me qëndrimin postural. Përmirëson fizikun në mënyrë të përgjithshme dhe të balancuar.

Nuk është i përshtatshëm për ata që duan të rrisin masën muskulare sepse stërvitja me anë të gjimnastikës bën pikërisht të kundërtën. Duhet të ndryshohen shumë shpesh ushtrimet fizike, përndryshe stërvitja mund të jetë e kotë; trupi ynë mesohet shpejt me ushtrimet e kryera, kështu që është e rëndësishme ti ndryshojmë për të qëndruar në formë./Indeksonline.

Lexo të tjera