13:22 / E hënë, 19 Qershor 2017

Si të shpëtoni nga stomaku i fryer

Si të shpëtoni nga stomaku i fryer

Helicobacter pylorus (H. pylori) është një lloj i baktereve që shkakton infeksion asimptomatik në stomak. Ai prek rreth dy të tretat e popullsisë së botës dhe mund të transmetohet nga ushqimi i papastër dhe uji. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë ulcerat peptike dhe madje edhe kancerin e stomakut. Pa bërë testet e duhura dhe pa marrë ilaçet e duhura, këto baktere janë të vështira për t’u zbuluar dhe më pas për t’u trajtuar.

Pylori mund të shkaktojë simptoma të ndryshme dhe më të zakonshme përfshijnë fryrje, urth, kapsllëk, diarre, parehati në pjesën e sipërme të stomakut. Pylori është arsyeja kryesore për gastrit – inflamacion i stomakut, më konkretisht 90% të ulcerave duodenale dhe rreth 80% të ulcerave gastrike. H. pylori gjithashtu mund të shkaktojë një sërë problemesh të tjera që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me tretjen, të tilla si çështjet kardiovaskulare, dhimbje koke dhe sëmundja Raynaud, etj. Ky bakter mund të ulë nivelin e serotoninës në tru që shkakton depresioni dhe nervozizmi.

Çfarë mund të bëni në lidhje me të?

Pylori mund të trajtohet me sukses në më shumë se 80% të rasteve. Konsultoni mjekun tuaj për terapitë e përshtatshme.

 Ruajtja e higjienës së duhur është shumë e rëndësishme si larja e duarve shpesh dhe siç duhet, shkruan Shije. Pirja e ujit nga burime të sigurta, është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Në qoftë se ju ndiheni në rrezik nga infeksioni H. pylori, kontaktoni specialistët. Si mund të lehtësoni ënjtjen?

Kjo pije është veçanërisht e dobishme për të lehtësuar ënjtje e stomakut dhe rritur nivelet e energjisë.

Çfarë ju duhet:

1 limon 1 kastravec

1 lugë xhenxhefil pluhur

1 lugë gjelle xhel

Aloe Vera Majdanoz ½ kupë ujë

Përgatitja:

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Përzierje të gjithë përbërësit në një blender. Kjo pije është jashtëzakonisht e dobishme në reduktimin e yndyrës në bark dhe ju do të ndjeni përmirësime pasi ta pini për here të parë.

Këto përbërës janë të kombinuar në mënyrë që të stimulojnë metabolizmin për të djegur dhjamin, ndërsa ju jeni duke fjetur. Ky kombinim i veçantë përmirëson metabolizmin tuaj.

Qëndroni të hidratuar: pini shumë ujë.

Uji është jo vetëm i rëndësishëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm, por edhe për djegien e kalorive.

Lexo të tjera