18:41 / E martë, 12 Shtator 2017

Trajneri i fitnesit zbulon sasinë e ujit që duhet pirë gjatë stërvitjeve

Trajneri i fitnesit zbulon sasinë e ujit që duhet pirë gjatë stërvitjeve

Gjithkush e di se duhet të mbajë një shishe me ujë afër vetit gjatë ushtrimeve, pasi në këtë mënyrë ju mund t’i kompensoni lëngjet e humbura nga djersitja.

Por tani një trajner i stërvitjes me bazë në Los Angelos, i cili thotë se ka punuar me yllin Clueless Alicia Silverstone ka thënë se ju mund  të pini shumë ujë gjatë një stërvitjeje.

Ai ka zbuluar sasinë e përsosur për të pirë ujë gjatë rutinës tuaj të fitnesit- dhe ju nuk keni nevojë të pini një shishe me ujë, nëse jeni duke ushtruar për më pak se një orë në të njëjtën kohë, transmeton Indeksonline.

Gazetari Robert J.Davis dhe trajneri i stërvitjes Brad Kolowich, thonë se një shihe me ujë prej 500 ml duhet të jetë e mjaftueshme për 60 minuta stërvitje.

Pra, nëse jeni duke ushtruar për një kohë më të shkurtër, ju nuk keni nevojë të pini një shishe të tërë. Në fakt, 200 ml deri në 250 duhet të jetë e mjaftueshme për 30 minuta stërvitje.

Por nëse ushtroni më gjatë, atëherë ju duhet të pini në mes të 200 ml dhe 284 ml- çdo 10 deri 20 minuta për të qëndruar mirë të hidratuar.

Megjithëse ju mund të mendoni se nuk ka gjë nëse pini më shumë ujë, konsumimi i shumë lëngjeve gjatë stërvitjes mund të shkaktojë probleme, sipas Davis dhe Kolowich.

Kjo ndodh sepse kur pini shumë ujë, trupi juaj nuk mund të largojë lëngun e tepërt nga djersitja ose urinimi, kanë thënë ata.

Kjo mund të rezultojë me hiponatreminë ose dehje të ujit, që mund të shkaktojë dhimbje koke, vjellje dhe madje edhe vdekje në disa raste ekstreme.

Prandaj sigurohuni se ju jeni duke pirë kur keni etje, në vend që të pini për hirë të tij./Indeksonline/

Lexo të tjera