11:15 / E enjte, 12 Janar 2017

Ushtrime për trup të bukur dhe unifikuar (Foto)

Ushtrime për trup të bukur dhe unifikuar (Foto)

Ka disa ushtrime të thjeshta dhe që nuk ju marrin shumë kohë apo nuk ju torturojnë për të arritur rezultate të mira. Këto ushtrime bëhen lehtësisht në shtëpi, në çdo moment që keni të lirë dhe se rezultatet e tyre do të shihen shpejtë.

   Ja ushtrimet e duhura për të gjitha pjesët e trupit.
 
1-Për vithe të rrumbullakosura.
 
-Qëndroni duke u mbështetur mbi gjunjë dhe duar dhe më pas njërën këmbë ngrijeni lartë të përthyer 90 gradë. Më pas çojeni atë në pozicionin fillestarë. Përsëriteni këtë ushtrim 10-15 herë për çdo këmbë.
 
-Bëni urën duke qëndruar shtrirë më kurriz dhe gjunjët e përthyer. Më pas duke u mbështetur vetëm tek këmbët dhe shpatullat ngrijini vithet dhe trupin duke formuar një vijë të drejtë. Qëndroni ashtu  disa sekonda dhe më pas rikthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni këtë ushtrim 15-30 herë.
2-Për forcimin dhe formimin e muskujve të  gjoksit dhe kraharorit.
 
-Bëni pompa duke qëndruar në vend. Trupi duhet të jetë në vijë të drejtë ndërsa këmbët dhe duart duhen hapur sa gjerësia e shpatullave dhe krahët duhet të qëndrojnë të përthyer 90 gradë. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë sa të mundeni.
 
-Shtrihuni me kurriz dhe me dy shtaga dore mbajini kartë me krahët drejtë. Më pas filloni hapni krahët anash dhe çojini sërish në vend. Përsëriteni 15 herë.
3-Për një bel të hollë.
 
-Shtrihuni në dysheme me kurriz dhe të dyja këmbët ngrijini lartë të përthyera. Më pas ngrihuni me duart pas qafe  nga dyshemeja dhe filloni të tërhiqeni sa majtas -djathtas duke alternuar edhe këmbët. Përsëriteni këtë ushtrim 15-30 herë.
 
-Qëndroni pa lëvizur në pozicionin anash duke qëndruar mbi bërryla dhe këmbë. Trupin mbajeni në ajër në një vijë të drejtë deri sa të ndihni tërheqjen në pjesën e belit. Qëndroni ashtu për 15 sekonda dhe më pas përsëriteni ushtrimin me krahun tjetër. Çdo anë duhet të bëjë të paktën 5 qëndrime të tilla.
4-Për këmbë të holla dhe të tonifikuara.
 
-Bëni squats 15-30 herë. Hapini këmbët sa gjerësia e shpatullave dhe përkuluni deri sa gjunjët të formojnë një këndë 90 gradë me dyshemenë. Kurrizi duhet të qëndrojë drejtë.
 
-Qëndroni shtrirë me kurriz dhe  filloni ngrijini dhe ulini këmbët duke i mbajtur ato drejtë. Bëni 15 ushtrime të tilla.
5-Për krahë të bukur dhe tonifikuar.
 
-Merrni një karrige dhe mbështetini duar mbrapa kurrizit. Më pas uluni me trup derti sa bërrylat dhe krahët të formojnë një kënd 90 gradë. Mos e prekni dyshemenë kur të uleni. Ngrihuni dhe uluni duke peshuar mbi krahët. Përsëriteni këtë ushtrim 15-20 herë.
Temat:
Lexo të tjera