20:15 / E enjte, 20 Prill 2017

Uthull molle për humbje peshe? Ja sa dhjamë ‘shkrin’ në të vërtetë

Uthull molle për humbje peshe? Ja sa dhjamë ‘shkrin’ në të vërtetë

Në shumë receta ‘magjike’ përdorimi i uthullës së mollës është një mënyrë e popullarizuar për humbje peshe. Madje ka edhe shumë studime që e mbështesin këtë përbërës. Studimi më i cituar në këto receta është ai i kryer me 175 persona mbipeshë. 

Përgjatë 12-javëve trajtim ata prodhuan peshë më të ulët trupore dhe matjet treguan indeks më të ulët të masës së trupit, më pak yndyrë në organet e brendshme, apo nivele të përmirësuara të triglicerideve. Ju duket madhështore, apo jo?

“Njerëzit me të vërtetë nuk e humbën këtë peshë,”- thotë nutricionistja Lisa Drayer. “Vetëm 2 deri në 4 kg në tre muaj më së shumti”. Edhe dietologia Carol Johnston pajtohet me faktin se studimi tregoi “një humbje peshe shumë, shumë modeste”. Ajo e ka studiuar efektin e uthullës së mollës për shumë vite me radhë.“Në fakt, unë do të thoja shumica e njerëzve të cilët janë në një dietë për 12 javë dhe humbasin vetëm disa gramë ose pak kilogramë nuk do të jenë shumë të lumtur,” - shton ajo.

“Nëse jeni duke përdorur uthull molle si pjesë e një plani të përgjithshëm, kombinojeni me një dietë të shëndetshme, stërvitje dhe atëherë ajo mund t’ju ndihmojë,” - thotë Drayer. Ajo sugjeron përdorimin e uthullës balsamike në sallata, në një raport 4:1 me vajin e ullirit, ose duke e shtuar atë në salcat për pulën dhe peshkun. “Nëse keni qenë duke bërë të gjitha gjërat e tjera për të humbur peshë, ajo mund t’ju japë një avantazh të lehtë,” - thotë Drayer. “Nëse kjo i ndihmon njerëzit të jenë më të kujdesshëm në përgjithësi, kjo është një gjë e mirë”./shije.al/

Lexo të tjera