16:15 / E hënë, 19 Qershor 2017

Zhvilloni një gjoks të bukur me 5 ushtrime

Zhvilloni një gjoks të bukur me 5 ushtrime

Nëpër vite u ndryshua ideja për atë çka paraqet gjoksi i bukur i femrave. Sot me atë term nënkuptohet gjoks të ngurta me formë të bukur.

Që ta arrini këtë duhet të keni lëvizje të mirë dhe muskujt të fortë të gjoksit.

Ushtrimi më i mirë që e formon gjoksin në mënyrë natyrore është notimi, por duke marrë parasysh se është muaji korrik dhe pushimi veror vetëm sa nuk ka filluar, për dikënd dhe ka filluar, ju propozojmë pesë ushtrime të thjeshta dhe të lehta për në shtëpi që do t’ju ndihmojnë gjatë qëllimit. Gjoks i përkryer pa mundim!

1. Kthehuni me fytyrë nga muri dhe mbajuni me dy duar në të. Shtypni sa mundeni, sikur të donit ta shtynit murit dhe mbahuni me duar të shtypura dhjetë sekonda. Prandaj, lirohuni, lirohuni duart dhe bëni pauzë të vogël. Të njëjtën përsëriteni dhjetë herë.

2. Drejtohuni me duart e vendosura në këllqe. Përpiquni t’i prekni bërrylat njëri nga tjetri pas shpinës tuaj, pa mos i hequr duart nga këllqet, por nëse nuk arrini t’i bashkoni bërrylat, mos u shtyni. Në këtë pozicion tërhiqni muskujt 10 deri 15 sekonda. Përsëriteni ushtrimin tetë herë.

3. Bashkoni duart para gjoksit dhe shtypni njërën nga tjetra prej tre deri pesë sekonda. Procedurën përsëriteni tetë deri dhjetë herë.

4. E përmenda edhe më lartë se notimi është ushtrimi më i mirë për gjoksin. Pikërisht ushtrimi vijues është i inspiruar nga lëvizjet gjatë notimit. Rrini drejt afër murit, shtypni muskujt e gjoksit dhe bëni lëvizje me krahët sikur të notoni. Lëvizni lart, poshtë, para dhe prapa, por duart mbani të drejta deri te trupi. Bëni njëqind lëvizje, tërë kohën duke i mbajtur muskujt e gjoksit të shtrënguara.

5. Mënyra më e mirë për ta kryer ushtrimin është me një ushtrim të thjeshtë për kurrizin. Merrni ndonjë libër të trashë (kurrsesi enciklopedi), vendoseni në kokë dhe lëvizni nëpër shtëpi disa minuta pa e lënë librin t’ju bjerë nga koka. Kjo do t’ju ndihmojë t’i lironi muskujt pas ushtrimit. Nëse nuk arrini të lëvizni me libër, mjafton vetëm të rrini me të. Mund të uleni në stol për baraspeshë më të mirë, por pa u mbështetur në të.

Pas ushtrimit freskohuni në tush, por kurrsesi me ujë të nxehtë. Uji shumë i nxehtë mund ta relaksojë lëkurën e butë, por ky nuk është rezultati që e dëshirojmë. Përsëritni pesë ushtrimet tri herë në javë dhe rezultatet do të vijnë shumë shpejt!

Lexo të tjera