13:16 / E Enjte, 13 Shtator 2018

Fiton 5 milionë euro në lotari, i bie të fikët

Me një biletë lotarie ‘gërvish dhe fito’ prej 20 eurosh, fitoi 5 milionë të tjerë.

Por, surpriza ka qenë aq e fortë, saqë milionerja fatlume ka humbur ndjenjat pikërisht brenda kinkalerisë në Grosseto, Itali, ku kishte blerë biletën.

Gruaja, banore e atij qyteti dhe kliente e zjarrtë e lokalit që ndodhet dy hapa larg gjykatës, kur e rimori veten, ka festuar fitoren dhe më pas është larguar pa lënë gjurmë.

Ndërkohë, që titullarët e lokalit ruajnë privatësinë mbi identitetin e fitueses.

Gjatë gjithë ditës dhjetra kuriozë janë dyndur në kinkaleri, duke u përpjekur të gjejnë emrin e fitueses.

“Bëhet fjalë për një kliente që dëshiron të mbetet anonime”, ka thënë për Ansa-n titullari i kompanisë. “Një zonjë që meriton të ketë kaq fat, sepse është një njeri i mirë.”

Me një ndërhyrje urgjente pas gjendjes së të fikëtit, gruaja ka ndarë gëzimin e saj me pronarët e lokalit e më pas është zhdukur.

E përgëzuam, – ka thënë pronari, – atë biletë ia dhashë unë bashkë me të tjerët dhe ia kam shitur me dorën time. Ç’të them? Ishte një emocion i fortë edhe për mua.”