12:21 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Fitore e lehtë nga Distria, kalon në rrethin e tretë

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar duelin e rrethit të dytë ndaj xhudistes tuniziane Amani Gannouni.

Ky është turneu i parë për këtë vit për xhudisten kosovare.

Distria, e cila ka garuar në kategorinë deri në 52kg, fitoi me lehtësi ndaj garueses vendase në ‘Tunnis Grand Prix 2018’.

Xhudistja kosovare do të ndeshet në rrethin tjetër me spanjollen Perez. /IndeksOnline/