08:44 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fituesit e Topit të Artë që nga krijimi i Kupës së Botës (Video)

Luca Modric është shpallur futbollisti më i mirë i Kupës së Botës që u mbajt në Rusi.

Mesfushori kroat ishte më meritori për arritjen e Kombëtares ballkanase deri në finalen e madhe ku u mposhtën nga Franca.

Që nga viti 1998 deri më tani, asnjëherë fituesi i Topit të Artë nuk ishte nga skuadra kampione.

Në videon më poshtë janë të gjithë fituesit e Topit të Artë që nga ekzistenca e Kupës së Botës. /IndeksOnline/