08:19 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fjala përfundimtare për vrasjen e Aulonit, protestë para Pallatit të Drejtësisë

Sot, trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mblidhet për të dëgjuar fjalën përfundimtare të gjitha palëve të përfshira në çështjen e vrasjes së të miturit Aulon Zeka.

Ndërsa, pas katër ditë do të shpallet aktgjykimi për këtë rast,transmeton Indeksonline.

Seanca ndaj të dyshuarve do të nis sot nga ora 9:00.

Ndërsa, familja dhe shoqëria e Aulonit do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë./Indeksonline/