23:50 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Fjalë të ëmbla, Michelle publikon foton teksa e puthë Barack Obaman në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Ish-Zonja e Parë e ShBA-së, Michelle Obama ka kujtuar kohën kur dikur ishte në Shtëpinë e Bardhë.

Gruaja e ish-presidentit Barack Obama ka shpërndarë një foto kaq të bukur të familjes së saj, e duke ia kushtuar edhe disa rreshta për ta përmbledhur në mënyrën më të këndshme një pjesë të jetës së saj atje, transmeton Indeksonline.

Michelle ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë kanë qëndruar si një familje normale ku janë munduar të krijojnë një ambient të përshtatshëm për vajzat e saj dhe Obamës.

“Shtëpia ka qenë gjithmonë aty ku është familja … Nuk ka pasur rëndësi nëse kemi qenë duke ndenjur në një divan në Hyde Park në Chicago, apo siç po shihemi këtu në Shtëpinë e Bardhë. Kemi bërë më të mirën për ta shndrruar Shtëpinë e Bardhë në një vend të përshtatshëm ku vajzat tona do të mund të ngjitnin pemët e të bënin ndonjë parti, ku do të mund të hanim darkë bashkë si një familje dhe ku u munduam që të jetojmë në bazë të vlerave që prindërit tanë na mësuan”, transmeton Indeksonline.

Në foto mund të shihni Michellen teksa i jep një puthje të ëmbël Barack-ut, në praninë e vajzave të tyre./Indeksonline/