12:28 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Fjalët e kryeministrit Edi Rama për kompozitorin shqiptar që vdiq mbrëmë

Mbrëmë pas një ataku në zemër ka vdekur kompozitori shqiptar Aleksandër Lalo. Vdekja e Lalos u cilësua si një humbje e madhe për muzikën shqiptare, pasi që ai ishte njëri nga kompozitorët më të njohur, ndërsa la pas dhjetëra vepra artistike, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram edhe kryeministri shqiptar Edi Rama ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e kompozitorit Lalo.
“Aleksander Lalo, poeti i tastierës u nda nga jeta duke lënë pas një pemë të bukur mbushur plot me cicërima. U prehtë në paqe”, ka shkruar Rama.

Ndryshe Lalo së fundmi u bë pjesë e jurisë në emisionin më të ri të Marina Vjollcës./Indeksonline/