11:50 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Fjalët e para të Fergusonit pasi u zgjua nga koma

Gjëja e parë që Alex Ferguson tha pasi u zgjua nga koma, kishte të bënte me Doncasterin dhe finalen e Ligës së Kampionëve.

Legjenda e Manchester Unitedit, u operua në fundjavë, pasi vuajti nga një hemorragji cerebrale. Skocezi u zgjua dje nga koma dhe tashmë po flet, transmeton IndeksOnline.

Ashtu sic shkruan sot “The Sun”, Ferguson fjalën e parë që e tha kishte të bënte me Doncasterin. Ekipin anglez që menaxhohet nga djali i Alexit, Darren Ferguson.

Përveç kësaj, ai tha se a mund të jetë në gjendje ta shikoj finalen e Ligës së Kampionëve, pasi atë të FA Kupës do ta humbas.

“Për kupën FA jo, por çka për Kievin?”, raportohet të ketë thënë Ferguson./IndeksOnline/