16:42 / E Shtunë, 13 Janar 2018

Fjalët e para të Mina: Kur mu afrua Messi mu rrënqeth lëkura

“Futbollisti i transferuar në Barcelonë, Yerry Mina, gjatë prezantimit të tij ka thënë se po përmbush një ëndërr dhe ka bërë të qartë se “unë kam ardhur për të punuar, të mësoj dhe të përmirësohem edhe më shumë” .

“Për mua është jashtëzakonisht e kënaqshme të jem këtu, ndjej një lumturi të pabesueshme, por jam me këmbët në tokë dhe sytë e mi në qiell. Unë kam ardhur të mësoj shumë në klubin më të mirë në botë” , kjo ishte deklarata e parë e Mina para se të paraqitje në pyetjet e gazetarëve.

Para se të filloj të luaj me shokët e ri, ai pas takimit ku u njoftua me bashkëlojtarët e tij, ka zbuluar ndjenjat e tij kur pa Messin dhe lojtarët tjerë.

“Për mua ai është më i miri në botë dhe përshtypja e parë që kam marrë prej tij është përulësia. Isha ulur në stol dhe ai erdhi me Suarez. Lëkura ime u rrënqeth kur mu afrua Messi” , pranoi futbollisti kolumbian. /IndeksOnline/