19:23 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Fjalët e para të Sanchezit si futbollist i Manchester Unitedit (Foto/Video)

Alexis Sanches është futbollisti më i ri i Manchester Unitedit.

Skuadra angleze sot zyrtarizoi blerjen e sulmuesit kilian, i cili u përfshi në një marrëveshje me Henrikh Mkhitaryan, transmeton IndeksOnline.

Pas transferimit Sanchez foli shumë gjëra si futbollist i “Djajëve të Kuq”.

“Jam shumë i lumtur që jam në klubin më të madh në Botë. Unë kam shpenzuar tri vite e gjysmë në Arsenal, por edhe ato ishin të mrekullueshme, me plotë kujtime pozitive. Shansi për të punuar me një klub historik dhe me Jose Mourinhon ishte diçka që nuk mund ta refuzoja. Jam shumë i lumtur dhe krenar që bëhem lojtari i parë kilian që luan në një ekip si Unitedi”, ka thënë Sanchez.

Poashtu për transferimin e ish-futbollistit të Udineses/Barcelonës foli edhe Jose Mourinho.

“Alexis është një nga lojtarët më të mirë sulmues në botë. Ai do të sjellë ambicie, dhe sigurisht se do ta bëjë Unitedin si klub të fortë. Unë uroj që Mkhitaryan të ketë suksese dhe lumturi te klubi i ri”, ka thënë Mourinho./IndeksOnline/