14:47 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fjalët që Putin ia tha Trumpit gjatë takimit në Helsink

Presidenti i Amerikës, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë duke zhvilluar një takim të përbashkët, në Helsink të Finlandës.

Është ky samiti i parë dypalësh i liderëve të të dyja vendeve qysh në prill të vitit 2010.

Gjatë konferencës për media Putin i tha Trumpit se ata vazhdojnë të kenë kontakte të rregullta, sic kanë pasur deri më tash përmes bisedave telefonike dhe takimeve në ngjarje të ndryshme.

Por, sipas tij, tani ka ardhur koha që të bisedojnë ballë për ball në detaje për marrëdhëniet e dy vendeve dhe fushat e ndryshme të cilat kanë probleme të mëdha, transmeton Indeksonline.

“I nderuar president, është kënaqësi të ju takoj këtu në tokën mikpritëse finlandeze në Helsinki. Ne vazhdojmë të kemi kontakte të rregullta- ne kemi biseduar në telefon dhe jemi takuar disa herë në ngjarje të ndryshme ndërkombëtare. Por sigurisht, tani është koha për të folur në detaje për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe fusha të ndryshme në botë që janë të përfshira në probleme”, i ka thënë Putin presidentit Trump./Indeksonline/