15:03 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fjalimi i Pogbas që motivoi bashkëlojtarët: Kundër Messit… (Video)

Paul Pogba ishte një prej futbollistëve më meritor për suksesin e Kombëtares së Francës.

Pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”, u publikua një video ku shihet mesfushori i Manchester Unitedit duke i motivuar lojtarët.

Në ndeshjen ndaj Argjentinës, Pogba mori kryesimin e bisedës dhe bashkëkombëseve të tij ia tha këto fjalë:

“Unë dua të shoh luftëtar në fushë. Unë nuk jam duke shkuar në shtëpi! Ne do të përfundojmë të lumtur. Unë dua që të shkoj në party sonte. Unë dua të jem i vdekur në tokë, të gjithë së bashku. Dua burra, luftëtar, ushtarë. Sot ne jemi vrasës. Messi, jo mua nuk më intereson. Ne kemi ardhur këtu për të fituar. Kupa e Botës është e jona”, kishte thënë Pogba.

Ndeshja mes Francës dhe Argjentinës përfundoi me rezultat 4-3./IndeksOnline/