11:38 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Flasin në Gjykatë vajzat që u sulmuan seksualisht nga mjeku amerikan, i dënuar 175 vite

Një ish-mjek i ekipit të gjimnastikës së SHBA-së, Larry Nassar është dënuar së fundi me 175 vite burgim për abuzim seksual me së paku 160 gjimnaste të reja, përfshirë edhe fituese të medaljes së artë olimpike.

Kyle Stephens, njëra prej vajzave viktimë e këtij rasti, ka thënë se e kishte takuar atë diku pesë vite më parë dhe se prindërit e saj ishin bërë miq të ngushtë me të, teksa disa kohë më vonë ai kishte filluar të abuzonte seksualisht me të.

“Nuk jam më e thyer nga ti, çdo ditë që rritem dhe forcohem, bëhem e pathyeshme”, ka thënë Jade Capua, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu Jeanette Antol, njëra prej viktimave ka thënë se ai e ka bërë të besoj se ishte miku I saj dhe se vazhdoj të manipulojë me të duke abuzuar.

“Ti je një monstrum patetik.Jam këtu me të gjitha femrat tjera, jo viktima por  triumfuese për të treguar se ditët e tua kanë përfunduar”, ka thënë Jamie Dantzscher, viktima tjetër.

Gjithashtu në këtë rast është deklaruar edhe Donna Markham, nëna e Chelsea Markham.

Ajo ka thënë se vajza e saj nuk mund t’ia dilte me dhimbjen kështu që vrau veten.

“Si mund të isha kaq naive, si mendoja se mund të ishte kaq gjeni dhe njerëzor.Kurrë s’do ta kuptoj”, ka thënë Emily  Morales.

Emma Ann Miller, është njëra prej vajzave që i është nënshtruar një trajtimi pas sulmeve abuzive që pati .

“Kurrë s’kam dashur të urrejë dike në jetë, por për ty kjo është e pamundur.Larry Nassar, të urrej”, ka shtuar ajo.

Në leximin e vendimit të trupit gjykues në Miçigan, gjykatësja Rosemarie Aquilina me krenari tha “Unë sapo nënshkrova dënimin me vdekje”.

Nassarit 54 vjeçar, nuk do t’i mjaftojë tërë jeta e tij që t’i shlyejë vitet e dënimit ndaj tij.

Vendimi i gjykatës është pritur më gëzim nga viktimat që ishin të pranishme në seancë dhe nga familjet e tyre./Indeksonline/