14:47 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Flet ambasadori amerikan në Serbi, tregon qëndrimin për raportet mes dy vendeve

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott është deklaruar për marrëdhëniet Kosovë – Serbi dhe rolin e SHBA-së.

Ai thotë se Uashingtoni është gati të ndihmojë të dy palët, por do të deklarojë një marrëveshje të mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës, vetëm kur ajo të arrihet.

Për mediat serbe ai ka thënë se nuk pret që administrata e presidentit Donald Trump, të ndryshojë në mënyrë drastike pozicionin e Uashingtonit mbi statusin e Kosovës.