10:36 / E Enjte, 12 Korrik 2018 / indeksADMonline

Flet fotografi që u shtyp nga festa e “çmendur” e kroatëve (Video)

Festa e futbollistëve kroat pas golit të Mandzukic ishte e “çmendur”.

Ata nuk arritën të përmbahen dhe derisa festonin e shtypen fotografin nga Salvadori, Yuri Cortez.

Mirëpo kjo edhe pse ishte e rrezikshme e bëri të ndjehet mirë vet gazetarin, shkruan indeksonline.

Ai ka thënë se është ndier shumë mirë derisa gjendej poshtë festës së futbollistëve kroat.

“Në momentin që mora kamerën për të xhiruar momentet e ndeshjes, vetëm e pash një turmë të lojtarëve që erdhën drejt meje”, ka thënë fotografi.

“U befasova dhe kjo është e logjikshme pasi që nuk ndodh shumë shpesh”.

“U ndjeva shumë mirë”, shtoi fotoreporteri Cortez.

Pas kësaj “përplasje”, futbollistët kroat e përqafuan dhe i kërkuan falje atij. /IndeksOnline/