12:35 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Florent Hasani shënon dy super gola, një në stilin e Robbenit (Video)

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani është duke shkëlqyer me ekipin e tij, Diosgyori VTK.

Mesfushori realizoi dy gola të bukur në miqësoren e fundit, me klubin e tij nga Hungaria, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e DVTK fitoi 4 me 0 ndaj klubit nga Sllovakia, Partizan Bardejov.

Dy gola i shënoi ish-lojtari i Trepçës ’89. Hasani dy gola ti shënoi në mënyrën më të mirë, por i dyti i tij personal ishte i stilit, Arjen Robben.

Për më shumë shikoni videot…