10:03 / E Premte, 10 Gusht 2018

Florian Marku konfirmon meçin e radhës, rrahet me një rus

Drejtuesit e “Mixed Martial Arts”, (MMA) kanë përcaktuar kundërshtarin e ardhshëm për kampionin shqiptar në këtë sport Florian Marku.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Instagramit”, “luftëtari” Marku ka bërë të ditur se kundërshtari i tij i radhës do të jetë rusi Sergey Klyuev, kundërshtari i 14 për të.

Vlen të theksoi se kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 shtator në sallën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.Sergey Klyuev është një sportist i ri, ku deri tani ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje, nga të cilat ka arritur të fitojë 6.