13:15 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Floriani sinjal FFK-së, tri gola në Skoci (Video)

Florian Kamberi ka shënuar tri gola në Skoci. Futbollisti kosovar shënoi hatrick në fitoren e skuadrës së tij Hibernian 3 me 1 kundër Hamilton.

23-vjeçari shënoi në minutat; 17’të, 63’të dhe 85’të, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i huazuar nga klubi zviceran, Grasshopers ishte nën mbikëqyrje para disa viteve nga ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki.

Ai ka luajtur 4 ndeshje me ZvicrënU21, por tani pret ftesë nga Kosova, kështu Federata e Futbollit të Kosovës nuk duhet ta lëshoj këtë mundësi.

Ky ishte goli i gjashtë i shënuar nga Kamberi në 8 paraqitje për klubin skocez.

Madje trajneri i Hibees, Neil Lennon kërkon të nënshkruaj kontratë të plotë me futbollistin kosovar./IndeksOnline/