14:11 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Fluturimi “i ferrit”: Një rus sulmon një grua seksualisht dhe lufton me disa pasagjerë tjerë (Video)

Një pasagjerë ka bërë kërdi në një fluturim në Rusi duke sulmuar seksualisht një grua të re, duke u përpjekur për sulmuar edhe disa femra të tjera dhe duke kapur një fëmijë nga qafa.

37 vjeçari, të cilit nuk i dihet emri gjithashtu goditi dhe gjuajti pasagjerët meshkuj dhe në një moment kërkoi të sulmonte një fëmijë në fluturimin nga Shën Petërsburgu në Novosibirsk.

Njeriu i dhunshëm bëri probleme duke sulmuar udhëtarët, pastaj duke u ulur pranë tyre- përfshirë edhe gratë e tmerruara, duke abuzuar me to dhe duke bërë sulme të paprovokuara, kanë thënë udhëtarët dhe policia.

Pas një kohe, përfundimisht udhëtarët arritën ta mundin atë duke e goditur- siç shihet edhe në një video të regjistruar nga dikush në bord.


Pasagjeri Stanislav Semenov tha: “Ai u bë shumë i dhunshëm. Ulësja e tij ishte diku në pjesën e përparme të kabinës. Isha në rreshtin e 20-të. Fillimisht, ai nisi të ecte poshtë dhe lartë duke u betuar dhe duke folur gjatë gjithë kohës, duke shqetësuar pasagjerët me pyetje dhe duke qenë abuziv… Një administrator i ofroi atij një vend në pjesën e pasme, por ai vazhdoi të ecte poshtë dhe lartë, dhe filloi të sulmonte udhëtarët rastësisht dhe t’i mundte ata”, ka treguar ai.

Më tej ai tha se pasi i ngacmoi disa pasagjerë, ai u ulë pranë një gruaje të re dhe filloi ta ngacmonte seksualisht.

“Ai kapi atë dhe e tërhoqi për flokësh, pastaj iu drejtuar një të riu, duke i thënë diçka edhe atij dhe duke e goditur.

“Pastaj shkoi dhe u ulë pranë një të riu dhe një vajze të vogël dhe e kapi vajzën për qafe. Pastaj ai arriti edhe tek unë. Atëherë u quam disa persona dhe arritëm ta ndalim atë dhe e lidhëm me një rrip me të cilin u sillte ai poshtë dhe lartë”, ka sqaruar udhëtari më tej.

Më vonë, ky person edhe është arrestuar nga policia dhe e kanë dërguar në një qeli policore në aeroportin e Tolmachevës në Novosibirskut, duke bërë përsëri probleme ehde në qeli dhe duke hequr këmishën e tij./Indeksonline./