16:51 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Fluturimi më i shkurtër në botë, zgjat vetëm 8 minuta

Kur mendoni për fluturime, imazhi i avionëve të mëdhenj dhe rreth 10 orë udhëtim, janë ato që vijnë në mendje.

Megjithatë, një linjë e vogël ajrore austriake po zhvillon fluturime në një kohë mjaft të shkurtë, transmeton IndeksOnline.

Këtë javë, linja ‘People’s Viennaline’ do të nisë shërbimin në mes të Aeroportit St. Gallen-Altenherin në Zvicër dhe Friedrichshafen në Gjermani, njoftoi CNN.

Ky është fluturimi më i shkurtër ndërkombëtar në botë, që mbulon vetëm 13 milje distancë dhe zgjatë 8 minuta.

Fluturimi për Friedrichsafen kalon liqenin skenik Constance, i cili shtrihet në kufirin zvicerano-gjerman. Kjo distancë deri atje mund të arrihet për një orë me makinë përmes Austrisë ose dy orë udhëtim në transit publik.

Drejtori ekzekutiv i ‘People’s Viennaline’ , Danel Steffen, tha për CNN se vetëm 4,000 udhëtarë në vit pritet të marrin fluturimin e shkurtër, por ai pret që kjo të jetë një përfitim për turistët dhe për ata që punojnë në të gjithë liqenin. /IndeksOnline/