11:22 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ford prezanton Broncon e ri, ruan klasikën [Foto]

Ford ka prezantuar Bronco-n e ri në të cilin kanë ruajtur klasikën dhe origjinalitetin.

“Ideja këtu ishte të shkonim shumë më retroaktiv” shpjegon Jonathan Ward, themelues i ICON dhe projektuesi kryesor.

Ward studoi versionet Sport, Explorer dhe Ranger të Ford Bronco, duke zgjedhur karakteristikat më të mira të secilit për të krijuar një vështrim të ri.

Ky Bronco ICON ka një motor 5.0 litërsh V8 me 426 kuajfuqi të Ford Mustang GT.

Konsumatorët mund të zgjedhin mes një manual Aison AX15 me pesë shpejtësi ose Ford 4R75w me katër shpejtësi automatike.

Nuk ka informacion për çmimet, por mos prisni që të jetë i lirë./IndeksOnline/