16:19 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Ford prezanton modelin e ri Ranger [Foto]

Ford ka prezantuar në ekspozitën e automobilave “Detroit Auto Show” , modelin e ri Ford Ranger.

Ranger i ri duket që nuk ka shumë dallime prej veturave Ranger që tashmë janë në treg, edhe pse ka disa ndryshime që janë bërë për t’iu përshtatur kamioncinën blerësve amerikan.

Ford Ranger ka disa përditësime si frenimi automatik emergjent apo kamerat e pasme, ndërsa ofron ndihmë edhe në korsi – bëhet paralajmërimi kur bëhet nisja në korsi.

Poashtu Ford ka sjellur disa avancime në sistemin infotainment si Apple CarPlay, Android Auto dhe Amazon Alexa.

Ranger do të ketë një motor 2,3 litërsh turbocharged me 4 cilindra.Mbështetja deri te motori është një transmetues automatik me 10 shpejtësi në konfigurimin e dy dhe katër rrotave. /IndeksOnline/