11:37 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpool – Manchester United

Liverpool do të mundohet t’i rikthehet fitoreve në Ligën Premier.

The Reds do të mirëpresin në stadiumin legjendar Anfield Road rivalin e përbetuar Manchester United.

Tashmë trajnerët e te dyja skuadrave, Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho kanë publikuar formacionet zyrtare të takimit të vlefshëm për xhiron e tetë të ligës elitare angleze.

Clyne LLallana dhe Mane nuk janë të gatshëm për derbin më të madh anglez ndërsa te United mungojnë Ibrahimovic, Pogba dhe Rojo.

Liverpool: Mignolet, Gomez, Matip, Lovren, Moreno, Henderson, Can, Wijnaldum, Salah, Coutinho, Firmino.

Manchester United: De Gea, Valencia, Jones, Smalling, Darmian, Herrera, Matic, Young, Mkhitaryan, Martial, Lukaku. /Telegrafi