17:14 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Skocisë – Panucci ka disa befasi

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Cristian Panucci pritet të befasojë sonte me formacionin kundër Skocisë.

Jahmir Hyka pritet të startojë nga banka rezervë në ndeshjen e sotme, teksa në vend të tij pritet të luajë i riu, Ndoji.

Tutje, SS shkruan se ndryshim tjetër madhor është lënia e Migjen Bashës në bankën rezervë, i cili ishte fantastik ndaj Izreaelit, transmeton IndeksOnline.

Në vend të Bashës pritet të aktivizohet Sabjen Lilaj, teksa në sulm, Guri nuk do të luajë nga minuta e parë.

Në vend të tij do të startojë Bekim Balaj, i cili ka më shumë përvojë me Kombëtaren shqiptare.

Sa i përket Ndoj, mesfushori aktivizohet te Brescia në Serie B dhe ftohet nga Kombëtarja qysh herët, edhe në grupmoshat e të rinjëve./IndeksOnline/

fjskja]