17:08 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Formimi i Ushtrisë së Kosovës – Vulin tregon qëndrimin e Serbisë

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë gjatë një takimi me kongresistin amerikan, Stevenom Stajverson se shndërrimi i FSK-së në ushtri të armatosur “do të ndikojë negativisht në stabilitetin rajonal”.

Vulin tha po ashtu se Serbia nuk pranon dhe nuk do të pranojë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të armatosura, pasi sipas tij, “paraqet shkelje të rëndë të të gjitha marrëveshjeve të deritanishme”./Indeksonline/