13:22 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formula 1 nënshkruan marrëveshje milionëshe me ISG-n

Pronarët e Formula 1 kanë nëshkruar një marrëveshje për t’i shitur të drejtat e sponzorizimit te kompanitë e basteve.

Një marrëveveshje me Interreagional Sports Group, raportohet se është në vlerën e 100 milionë dollarëve, dhe do ta lejojë F1 të zhvillohet në tregun e basteve gjatë garave të rëndësishme.

F1 gjithashtu do të punojë me Sportradar për t’i monitoruar mashtrimet e mundshme me bastet, transmeton IndeksOnline.

Drejtori menaxhues, Sean Bratches tha se marrëveshja do t’u japë shansin tifozëve që të lidhen edhe më shumë me këtë sport.

Liberty Media ka kompletuar një marrëveshje 8 miliardë dollarëshe për transmetimin e F1 nga Bernie Ecclestone në janar të vitit të kaluar./IndeksOnline/