16:16 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formula 4: Lirim Zendeli, kampion me rekord të ri

Piloti shqiptarë, Lirim Zendeli, është kampion i ri në Formula 4.

Shkupjani 18 vjeçar , u shpall kampion në këtë konkurencë garash, duke shënuar rekord të ri në këtë displinë, pasi fitoi 10 nga 20 garat e zhvilluara.

Së fundit, Lirim Zendeli, si pjesë e ekipit “US Rejsing”, që drejtohet nga Ralf Shumaher, doli fitues në pistën e Hokenhajmit, edhe pse garën e nisi nga pozita e 8-të.

Ky është rekord i ri për pilotin shqiptarë, por edhe për ekipin e tij, “US Rejsing”, që 3 radhazi është kampion në Formula 4, në konkurencën e konstruktorëve, ndërsa ka fituar edhe çmimin e debutuesit më të mirë, një çmim që i takoi David Shumaherit.