14:19 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Forumi rinor i LDK-së në Kongresin e Partive Europiane

Forumi Rinor i LDK-së po merr pjesë në Kongresin e Kryetarëve të Forumeve Rinore të Partive Europiane Popullore, në Milano.

“Po punojmë shumë që deri në fundin e këtij viti, zyrtarisht ta anëtarsojmë Forumin tonë në YEPP.Miqtë tanë të përhershëm, në krye me kryetarin e EPP-së Joseph Daul janë në përkrahje të pa rezervë të organizatës tonë rinore, FRLDK-së. #ForumiRinorLDK #YouthForumofLDK #EPP #YEPP” thotë kryetari i forumit rinor të LDK-së, Fidan Rakaliu.