12:21 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Foshnja që vuan nga 50-të alergji, jeton si i burgosur (Foto)

Një foshnje 9 muajshe po kalon një jetë të vështirë, pasi që po vuan nga 50-të alergji. Në këtë mënyrë Riley Kinsey po jeton thuajse si i burgosur në shtëpinë e tij.

Ai ka alergji thuajse në të gjitha ushqimet. Madje ai është alergji edhe në lotët e tij-shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Kinsey mund të largohet nga shtëpia vetëm një herë në javë, pasi që reaksionet alergjike i ka thuajse të përditshme.

Foshnja në fjalë mund të konsumojë vetëm katër lloje ushqimet: gjeldeti, karrota, kumbulla dhe patate të ëmbla.

Prindërit e Riley shpesh kalojnë net pa gjumë, pasi që alergjitë i shpërthejnë në kohë të ndryshme, dhe kështu ai është i rrezikuar edhe nga infeksionet.

Ata gjithashtu shqetësohen se fëmija i tyre nuk do të jetë kurrë në gjendje të ndjekë shkollën normale ose të luaj në park me fëmijët tjerë. /Indeksonline/

Temat: