22:22 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Foshnjat në karroca janë 60 % më të ekspozuara ndaj ajrit të ndotur sesa të rritur

Fëmijët në karrocë janë të ekspozuar deri në 60 për qind më shumë ndaj ndotjes së ajrit sesa të rriturt, sugjeron kërkimi i ri.

Ajri në metrin e parë mbi tokë është zakonisht më i ndotur për shkak të nivelit të tij nga shkarkimet e automjeteve, zbuloi studimi.

Karroca e fëmijëve është 0.55 m deri në 0.85 m lartësi nga toka, shton hulumtimi.

Për këtë arsye për shkak se ndotja më e madhe është më afër tokës, foshnjat në karroca preken më shumë nga ajri i ndotur.

Ky ajër mund të dëmtojë trurin e foshnjave, duke penguar zhvillimin e tyre njohës, thonë studiuesit./Indeksonline.