11:50 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Foto e rrallë: Kur Thaçi dhe Lushtaku luanin për KF Drenicën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku dikur kanë qenë sportist.

Siç e dëshmon edhe kjo fotografi e siguruar nga Magazina.al, Thaçi e Lushtaku dikur kanë luajtur për klubin e futbollit “Drenica”

Në këtë fotografi e cila është shkrepur menjëherë pasluftës, shihet bashkë me lojtarët tjerë edhe Thaçi e Lushtaku në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me fanellën e klubit “Drenica”, shkruan Magazina.al

Ndonëse asnjëri më nuk vazhdoj të merrej më me këtë sport, pasi zgjodhën politiken, Lushtaku për një kohë kishte udhëhequr “KF Drenicën”, ndërsa Thaçi mbeti një adhurues i këtij klubi.