12:55 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Foto nga “qielli”, astronauti gjerman shikon Botërorin 400 km lart mbi ne (Foto)

Astronauti gjerman, Alexander Gerst ka sjellur një pamje të rrallë. Ai e ka shikuar përfqësuesen e tij, Gjermaninë në përballjen me Meksikën në Botëror direkt nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Gerst po qëndron 400 kilometra mbi ne ndërsa për 2 orë qëndroi para laptopit duke bërë tifo nga “qielli” për Gjermaninë.

Gerst thotë se loja e parë ishte vetëm një provë për Gjermaninë ndërsa është i bindur se përfaqësuesja e tij do t’i fitojë dy ndeshjet e radhës./Indeksonline/