23:59 / E Premte, 19 Janar 2018 / indeksADMonline

Foto që ta kënaq zemrën, Kosova para krejtve në Tunizi (Foto)

Kosova është shteti i parë me numrin e medaljeve të fituara në turneun Grand Prix të xhudos në Tunizi. Vashat e udhëhequra nga Driton Kuka kanë përfunduar me sukses ditën e sotme.

Nora Gjakova doli e artë pas fitores ndaj një xhudistje koreane në kategorinë deri në 57 kilogramë.

E suksesshme ishte edhe Distria Krasniqi e cila doli e argjendtë në turneun në Tunizi. Kosova la prapa me sukses shtetet të fuqishme si Franca, Ukraina e Brazili./Indeksonline/

Temat: