14:06 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Foto të pa publikuara deri tani nga ceremonia e varrimit të Presidentit Rugova

Janë bërë 12 vjet nga vdekja e Presidentit të parë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. Në çdo përvjetor të vdekjes vlerësohet lartë figura e presidentit Rugova, duke kujtuar të arriturat që ai i bëri për vendin dhe popullin e tij.

Fotoreporteri i Indeksonline ka vendosur t’i publikoi ato për herë të parë në përvjetorin e vdekjes së Presidentit.

Ish-drejtuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërroi jetë më 21 janar 2006 në orën 11:38 në rezidencën e tij në lagjen “Velania” të Prishtinës. Ai për disa muaj vuante nga kanceri në mushkëri, sëmundje të cilën vet e bëri publike gjatë një konference për gazetar.

Më 23 janar 2006 funerali me trupin e Presidentit Rugova u vendos në hollin e Kuvendit të Kosovës ku qytetarët për tri ditë rresht kishin mundësinë të bënin homazhe dhe t’i jepnin nderimin e fundit Presidentit. Kurse varrimi i tij u bë të enjten më 26 janar 2006.

Në varrimin e Presidentit morën pjesë shumë delegacione zyrtare nga e tërë bota. Ceremonia mortore u zhvillua në sallën 1 tetori në Prishtinë. Pastaj arkivoli u bart nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës tek varrezat e dëshmorëve në lagjen “Velania” ku Ibrahim Rugovës i’u bënë nderimet e fundit dhe aty gjeti vendin e përjetshëm./Indeksonline/

Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Arkivoli duke u futur në varr nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Familja e presidentit Rugova (Mendimi, Teuta, Fana dhe Uka)

Administratori i Kosovës, Soren Jesen Petersen, kryetari i Podujevës, Agim Veliu, Adem Salihaj, Et’hem Çeku…

Kryeministri Haradinaj me ish-kryetarin e Prishtinës në atë kohë, Ismet Beqirin

Boksieri Luan Krasniqi

Nderimet nga Garda e TMK-së

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, Melihate Tërmkolli, Tomë Hajdari…

Akademik Nexhat Daci

Fadil Ferati, Eqrem Kryeziu, Fatmir Rexhepi…

Kongresmeni Eliot Engel

Akademia përkujtimore

Ish kryeministri, Bajram Rexhepi

Familja Rugova

Arkivoli rrugës për Velani

Garda e FSK-së

Qytetarët duke i dhënë lamtumirën presidentit

Sigurimi i presidentit

Jahja Lluka

Rruga për Velani 

Akademik Mark Krasniqi