14:31 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fotografitë e hotelit më të mirë në botë ku po bëjnë muajin e mjaltit Meghan dhe Harry

Nuk është cudi që familja mbreterore të zgjedhë shërbimet më të mira të botës… Këtë ka bërë edhe çifti i sapo martuar, Meghan Markel dhe princ Harry. Për muajin e mjaltit kanë zgjedhur Kështjellën Ashford ku dhomat kushtojnë nga 600 paund dhe 4 mijë paund.

Këto të dhëna kanë dalë nga turistja Rachel Forde e cila ka thënë: Kjo është hera e parë që shkoj në Kështjellën Ashford dhe ne nuk mund të hyjmë brenda pasi aty janë anëtarët e mbretërisë.

Ndërtesa me 5 yje që është quajtur dikur ‘Hoteli më i mirë në botë’ është i preferuari i emrave të njohur si Pierce Brosnan, si dhe u përdor për dasmë e lojtarit Rory McIlroy.

Kështjella ka dhe një histori mbretërore me dhomë ngrënie dhe bar që mbajnë emrin e stër-stërgjyshit të Princit Harry, George V që ishte një prej të famshmëve që shkoi atje.