22:24 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Fqinji më  i afërt i aeroportit më të zhurmshëm në Evropë (Foto/Video)

Pronari i shtëpisë që është më e afërta me aeroportin më të ngarkuar të Evropës, ka thënë se zhurma që përjeton çdo ditë nuk është edhe aq e keqe.

Harri Patel u bë fqinji më i afërt i aeroportit të Heathrow, kur ai dhe familja e tij e re u vendosën në shtëpinë  e tyre dy dhoma, në periferi, shumë afër aeroportit 23 vjet më parë.

“Fqinjët” e tij të zhurmshëm, nuk e pengojnë 63 vjeçarin dhe familjen e tij, pavarësisht rrymave të shumta ajrore, që zbresin e nisen nga ky aeroport çdo ditë.

Përderisa ai sheh fëmijët e tij nga dritarja, tek lozin në oborr, ai ka mundësi të shoh edhe aerolpanët e shumtë tek aterrojnë dhe nisen për fluturim.

“Zhurma nuk na pengon ne, jemi mësuar me atë. Është e mrekullueshme t’i shohësh mbi shtëpi aeroplanët”, ka thënë ai./Indeksonline/