17:56 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Franca dhe Danimarka prishin ecurinë e Botërorit (Video)

Franca dhe Danimarka janë kualifikuar në rundin tjetër të Kupës së Botës, ndërsa Australia dhe Peruja do të largohen nga ky kompeticion.

Në xhiron e fundit, Danimarka dhe Franca barazuan pa gola në një nga ndeshjet më të dobëta të Botërorit.

Kjo njëherit është ndeshja e parë që nuk u shënua asnjë gol këtë Kampionat.

Në ndeshjen tjetër, Peruja mposhti Australinë me rezultat 2-0.

Danimarka dhe Franca në rundin tjetër do të takohet me vendin e parë dhe të dytë të grupit D. /IndeksOnline/