15:25 / E Enjte, 08 Shkurt 2018

Franca ndalon shoferët të përdorin telefonët edhe kur makina është ndalur

Një vendim i gjykatës së lartë në Francë, thotë se tani do të jetë e paligjshme ta mbani telefonin tuaj në rrugë publike, madje edhe kur jeni ndalur dhe me motor fikur.

Le Figaro raporton se në përpjekje për të zvogëluar numrin në rritje të vdekjeve në rrugë, ky vendim i ri ndryshon atë ligj aktual që nënkupton kur thuhet ‘qarkullimi në trafik’ .

Rrjedhimisht, shoferët nuk mund të ndalen më për të kontrolluar telefonin e tyre. Në vend të kësaj, ata duhet të parkohen në një vend të caktuar.

I vetmi përjashtim nga ky ligj është nëse dikush ka pasur ndonjë aksident ose prishje dhe ka nevojë të bëjë një telefonatë ose të dërgoj në mesazh.

Ata që zbulohen se po shkelin ligjin e ndryshuar mund të ndëshkohen me pikë të lincës së shoferit dhe një gjobë prej 135 euro..

Kohët e fundit, u mor gjithashtu një vendim për të reduktuar kufirin e shpejtësisë në rrugët me dy korsi, nga 90 në 80 km/orë. /IndeksOnline/