19:00 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Francë – Peru, futbollisti i ndeshjes (Foto)

Franca ka arritur fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

“Gjelat” mposhtën me rezultat minimal 1 me 0 Kombëtaren e Perusë, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kylian Mbappe, i cili u zgjodh edhe futbollisti i ndeshjes nga FIFA.

Franca me fitore ka siguruar kualifikimin, kurse Peru është eliminuar qysh në grupe./IndeksOnline/