16:54 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Francezi shet shtëpinë bashkë me gruan nudo?

Një banor i periferisë së Parisit publikoi në internet një ofertë të pazakontë për shitjen e shtëpisë së tij. E veçanta nuk qëndron as tek çmimi e as tek komoditeti i shtëpisë… por tek kjo foto e bashkëshortes së tij lakuriq duke bërë dush.

Foton e publikoi padashje të martën, kur shpalli ofertën për shitjen e shtëpisë në një prej portaleve më të mëdha franceze për shit-blerjen e pasurive të paluajtëshme, ku shfaqte ambjentet e jashtme dhe të brendshme të shtëpisë, percjell bs.

Pamjet lakuriq të gruas së tij e hoqi brenda ditës, por kaq mjaftoi që ajo të bëjë xhiron e rrjeteve sociale. Por teksa ishte i hutuar kur shfaqi gruan lakuriq, mendja iu kthjellua kur e hoqi foton, pasi çmimin e shtëpisë së tij 1 katëshe 145 metër katrorë e rriti me 10 mijë euro duke e çuar në 435 mijë euro.