16:53 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

French Open: Befasohet Wawrinka, Djokoviç vazhdon tutje (Video)

Tenisti zviceran, Stan Wawrinka është eliminuar nga “French Open”.

Wawrinka është eliminuar herët nga Grand Slami i dytë për këtë vit, duke u mposhtur 3 me 2 në sete (6-2, 3-6, 4-6, 7-5 dhe 6-3), nga Guillermo Garcia-Lopez, shkruan IndeksOnline.

Fitore në rrethin e 1/64-ës ka arritur ish-numri një në botë, Novak Djokoviç, i cili e mposhti brazilianin, Rogerio Dutra Da Silva, 3 me 0 në sete (6-3, 6-4 dhe 6-4).

“Nole”, tani pret fituesin e ndeshjes; Munar – Ferrer për ta mësuar kundërshtarin për 1/32 e finales.

Deri më tani rrethin e kanë kaluar tenistë si; Nishikori, Paire, Pouille, Norrie, Khachanov, Garcia-Lopez, Dzumhur, Albot, Berrettini, Gulbis, Thiem, Tsitsipas, Dimitorv, Donaldson, Andreozzi, Verdasco, Delbonis, Carreno, Giraldo, Bautista, Cechinato, Trungelliti, Goffin dhe Moutet./IndeksOnline/