18:53 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

French Open: Pa pikë problemi! Nadal vazhdon tutje

Rafael Nadal është kualifikuar për në fazën tjetër të Grand Slam, French Open.

Tenisti numër një në botë mposhti 3 me 0 në sete (6-2, 6-1 dhe 6-1), Guido Pella-n, shkruan IndeksOnline.

Me këtë fitore spanjolli siguroi kualifikimin për në raundin e 1/16 së finales. Në këtë raund Nadal do të takohet me Gasquet./IndeksOnline/